×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Regjistrohen mbi 21 mijë votues nga diaspora

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave, deri më 26 nëntor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar rreth 22 mijë e 470 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 21 mijë e 67 ndërsa 1 mijë e 399 të tjera janë refuzuar.

    “Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.

    Elezi për RTKlive ka sqaruar se nga 21 mijë e 67 aplikime të aprovuara, 5 mijë e 631 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 3 mije e 64 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 12 mijë e 372 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, raporton Rtklive.

    “Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, ka thënë Elezi.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka folur sërish në lidhje me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani në fjalimin e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave. Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton se T.D dhe A.N në bashkëkryerje, kanë kryer vepren penale të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve...
    Të tjera
    Sport27 Nëntor 2024
    Me golin e sulmuesit të Kosovës, Eliot Bujupi, Stuttgarti U19 ka kaluar në epërsi ndaj Cërvena Zvezdës. Ndeshja e xhiros së pestë...
    Sport27 Nëntor 2024
    Edon Zhegrova është njëri prej sensacioneve të futbollit evropian në këtë edicion. Ylli kosovar është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin në Shkup, në ora...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berishën është liruar nga masa e arrestit shtëpiak. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Posaçme e...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në punimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin,...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Gjatë orëve të vona të natës të martën në Komunën e Zveçanit janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.