Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mledhjen mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë dhe daljen në votime të qytetarëve deri në orën 11:00.
Kryesuesja e KAZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se procesi po vazhdon pa ndonjë incident të raportuar i cili e dëmton procesin zgjedhorë.
“Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,30%, apo 145 mijë e 650 votues” ka thënë ajo.
Daka theksoi se procesi zgjedhorë po vazhdon pa incidente.
“Duke u mështetur në komisionet komunale procesi i zgjedhjeve është duke vazhduar, nuk ka incidente qe e cënojne procesin e votimit”, ka thënë ajo.
Konferenca e radhës për shtyp është në orën 15:30.