Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut.
Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18, transmeton lajmi.net.
“Të gjitha informacionet e detajuara për këtë periudhë janë publikuar në ueb-faqen e KQZ-së: http://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike//”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Kurse sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e tre kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim:
Naim Fetahu
Partia Demokratike e Kosovës – PDK
Nexhmi Rudari
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
Shpejtim Bulliqi
Lëvizja Vetëvendosje!.