×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ miraton fletëvotimet për zgjedhje

    FrontOnline
    08 Janar 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

    Por, në mbledhjen e KQZ-së nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve për subjektet politike.

    Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka thënë se zyra ka analizuar këtë rekomandim ku prej datës 1 deri 9 janar të ndahet mjetet për subjektet politike.

    “Gjithsej 14 subjekte politike përfitojnë, zyra rekomandon KQZ-në të bëjë ndarjen e buxhetit për dy muaj, zyra e ka analizuar edhe aktet tjera ligjore ku shuma prej 10 për qind për grupet parlamentare rekomandon me nda prej datës 1 janar deri në 9 janar. Lidhur më këtë zyra rekomandon që mjetet të ndahen nga fondi. Sipas rekomandimit subjektet politike që do të përfitonin janë:       Lëvizja Vetëvendosje– 353,898.31 euro, PDK 115,932.20euro, LDK 91,525.42 euro, SRPSKA LISTA – 54,915.25 euro, AAK 48,813.56 euro, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – 12,203.39 euro, etj..”, ka thënë Buzhala.

    Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi ka rekomanduar që shuma e cila ndahet për secilin subjekt politik të jetë e ndarë e jo si shumë totale.

    “Edhe pse mund të rekomandon që Kuvendi nuk është aktiv në punën e tij shuma e secilit subjekt duhet të jetë në përputhje siç e sheh ligji. Si shumë nuk mendoj që zyra ka të drejtën me ndal shumën një subjekti. Totali i asaj shumë i takon subjekteve politike, ky rekomandim apo miratimi të jetë i veçantë për secilin objekt politikë dhe jo në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi

    Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi ka potencuar se është kundër kësaj pike, për shkak se nuk e pranon ndarjen e mjete buxhetore për Listën Serbe.

    “Jam kundër ndarjes së mjeteve te ndara të Listës Serbe i kam dhënë argumentet e mia dhe vota ime është kundër ndarjeve të mjeteve për këtë subjekt”, ka thënë Kurteshi.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak gjatë vozitjes dhe ka humbur kontrollin e automjetit....
    Vip08 Janar 2025
    Driloni dhe Sara janë ndarë nga banorët e tjerë teksa bashkë po hanë një darkë. Dhoma e surprizave është kthyer në një...
    Lajme08 Janar 2025
    Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka treguar...
    Sport08 Janar 2025
    Barcelona e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Athletic Bilbaos. Ishte Lamine Yamal i cili shënoi në minutën e 53-të të...
    Lajme08 Janar 2025
    Në Debat Plus në RTV Dukagjini janë paraqitur statistikat e kërcënimeve të gazetarëve dhe organizatave mediale ndër vite. Udhëheqës i emisionit ka...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.