×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ me njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

    KQZ përmes një njoftimi për media ka njoftuar se deri në cilën datë është i hapur aplikimi.

    – Afati për aplikim për akreditim të vëvzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve është deri më 21 nëntor 2020. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/. (Sqarim shtesë – Deri më 21 nëntor duhet të bëhet konfirmimi i vëzhguesve të akredituar më herët, në muajin mars, si dhe mund të bëhen plotësime).

    – Afati për aplikim për akreditim të mediave dhe vëzhguesve ndërkombëtar është deri më: 23 nëntor 2020. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/. (Deri më 23 nëntor duhet të bëhet konfirmimi i vëzhguesve të akredituar më herët, në muajin mars, si dhe mund të bëhen plotësime).

    KQZ njfton se vetëm vëzhguesit e akredituar mund të përcjellin procesin zgjedhor në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe procedurat tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

    “Aplikimet mund të bëhen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë orarit të punës 08:00 – 18:00. Për informata dhe sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: 003833820081010 & 0038338211995″.

    KQZ thekson se aplikimet përmes e-mailit nuk merren parasysh, përveç aplikimeve nga jashtë Republikës së Kosovës”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e...
    Kronika20 Gusht 2025
    Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë, pas...
    Lajme20 Gusht 2025
    Inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion ndaj konsumatorëve me borxhe të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Policia franceze po merr në pyetje një burrë nën dyshimin për vrasje, pasi katër trupa u gjetën në lumin Sena pranë Parisit....
    Vip20 Gusht 2025
    Mbrëmë, qyteti i Shkodrës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar që tërhoqi...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që “të gjithë pengjet...
    Lajme20 Gusht 2025
    Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se janë vërtetuar fjalët e tij që kryeministri Albin Kurti po e vazhdon bashkëpunimin...
    Lajme20 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi. Aktualisht pritje ka te Dheu i Bardhë deri në...
    Lajme20 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese më 8 gusht ka urdhëruar Kuvendin e Kosovës që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.