×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Përfshirja aktive e grave në politikë dhe zgjedhje është element kyç për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Në këtë frymë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, zhvilloi 10 tryeza tematike që theksuan rëndësinë e barazisë gjinore në proceset zgjedhore.

    Tryezat, që u mbajtën në komuna të ndryshme të Kosovës, ishin pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025. Sipas një njoftimi nga ana e KQZ-së, diskutimet në këto dhjetë tryeza patën për qëllim promovimin e rolit dhe përfshirjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, duke vënë theksin tek rëndësia e angazhimit të tyre aktiv që zëri dhe nevojat e grave dhe vajzave të reflektohen si në politikat lokale, ashtu edhe në ato qendrore.

    “Duke folur për rëndësinë e kësaj nisme, Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se barazia gjinore në proceset zgjedhore nuk është vetëm domosdoshmëri demokratike, por edhe mundësi për të fuqizuar zërin e grave në çdo aspekt të jetës publike dhe vendimmarrjes. Ai u shpreh se përmes këtyre tryezave, është synuar të dërgohet mesazh për ndryshime të prekshme në përfaqësimin e grave në zgjedhje dhe politikë”, thuhet në njoftim.

    “Gjatë këtyre tryezave, përfaqësues të KQZ-së, të nivelit lokal, shoqërisë civile dhe medias diskutuan mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje, si një hap i domosdoshëm drejt avancimit të barazisë gjinore dhe demokratizimit të shoqërisë. Gjithashtu, është diskutuar edhe se si përfshirja e grave në zgjedhje ndikon në krijimin e një mjedisi më të barabartë politik dhe fuqizimin e pozitës së tyre në vendimmarrje”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, gjatë një tubimi ka bërë të ditur që bashkëshortja e...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka thënë se ndjehet mirë për bashkëpunimin që ka me Qeverinë e Kosovës për diasporën shqiptare....
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë është tejet i rëndësishëm, pasi sipas tij, ajo është pasqyrë e...
    Të tjera
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se regjistrimi i popullsisë është tejet i rëndësishëm, pasi sipas tij, ajo është pasqyrë e...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë seanca mbi marrëveshjen për pranimin e fajësisë...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Një kamerë e Google Street View, ka ndihmuar në gjetjen e një vrasjeje të tmerrshme në një fshat në Spanjë. Fotografitë e...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perdëndimor, Alexander Kasanof, bën...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Votën e diasporës në zgjedhjet e majit 2025 Kryeministri Edi Rama e cilësoi një mision të përmbushur të qeverisë së tij. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.