×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja njofton si do ta lehtësoj votimin jashtë Kosovës

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare, për qëllime të votimit jashtë Kosovës.

    Një kërkesë të tillë, KQZ do t’ia përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të duhet t’i ndihmojë këtij institucioni në hapjen e kutive postare.

    Por, përse duhet të hapen kutitë postare në shtete të ndryshme dhe cili është ndikimi i tyre në procesin e votimit jashtë Kosovës?

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se hapja e kutive postare në shtete të ndryshme është e domosdoshme në aspektin ligjor, ndërsa në aspektin praktik kutitë postare do të lehtësojnë procesin e votimit jashtë Kosovës.

    Ai tha se këto kuti postare do të shërbejnë për ofrimin e mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm për votim jashtë vendit dhe që zgjedhin mënyrën e votimit për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës.

    Përveç që konsiderohet si një mënyrë e lehtë për të votuar, sipas tij kjo ka edhe kosto minimale.

    “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit. Tri mundësi i ofron ligji: (1) fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe (3) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja përmes dhe me ndihmën e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës. Andaj, vendimi i KQZ-së i shërben ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe që zgjedhin mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi.

    Gjithashtu, Elezi tregoi edhe të dhënat e fundit nga periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Sipas të dhënave, numri më i madh i shtetasve të regjistruar është për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës.

    “Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të dhënave, deri më 14 nëntor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar rreth 16,100 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15,014 ndërsa 1,079 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. Nga 15,014 aplikime të aprovuara, 4,293 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,937 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 8,784 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, njoftoi Elezi.

    Votimi jashtë Kosovës do të zhvillohet në disa afate kohore, varësisht se pë cilën mënyrë të votimit janë përcaktuar votuesit gjatë regjistrimit.

    1. Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra kësaj radhe më 8 shkurt 2025. Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës. Numërimi i këtyre fletëvotimeve bëhet në Kosovë.

    2. Vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve. Pra, kjo periudhë e votimit fillon më 9 janar 2025 dhe përfundon më 8 shkurt 2025.

    3. Ndërsa, votat e dërguara përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës, të hapur nga përfaqësitë diplomatike, me autorizim të KQZ-së, pranohen nga ekipet që dërgon KQZ-ja, vetëm ato që kanë arritur në kutinë postare, më së voni deri në orën e mbylljes së vendvotimeve në përfaqësinë diplomatike. Kjo periudhë e votimit fillon më 9 janar dhe përfundon më 8 shkurt 2025./EO

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Të tjera
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një burrë në kryeqytet është ankuar në polici se ish e dashura e tij, i ka shkuar në shtëpi dhe pas një...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, ka kritikuar ashpër doracakët për edukimin seksual të publikuar nga Ministria e Arsimit, duke i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Për herë të parë Ledri Vula ka treguar hapur për ndarjen e tij me Sara Hoxhën. Në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.