×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja me procedurë të veçantë për votuesit me COVID-19 dhe në vetizolim

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e radhës do të miratojë procedurën e veçantë për votuesit me COVID-19 dhe në vetizolim, për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së veriut.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se kanë pranuar nga ministria e Shëndetësisë përgjigjen për masat të cilat duhet t’i ndërmarrin që tu mundësojë votimin të infektuarve me COVID-19 apo edhe të atyre të cilët janë në vetizolim.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e Ministria e Shëndetësisë përgjigjen lidhur me kërkesën për masat të cilat duhet t’i ndërmarr Komisioni Qendror i zgjedhjeve që tu mundësojë votimin e qytetarëve, të drejtë vote të cilët janë të infektuar me COVID-19 apo edhe të atyre të cilët janë në vetizolim”.

    Ai më tej ka sqaruar se do të hartojnë udhëzues të veçantë për qytetarët me të drejtë vote të cilët pra nuk do të mund të shkojnë në vendvotimin.

    “KQZ-ja në përputhje me rekomandimet profesionale do të hartojë Udhëzim të veçantë edhe për këta qytetarë me të drejtë vote të cilët pra nuk do të mund të shkojnë në vendvotimin e tyre në ditën e zgjedhjeve pikërisht për shkak të masave kufizuese”.

    Elezi ka sqaruar se udhëtuesi do të përcaktojë mënyrën e regjistrimit dhe konfirmimit të votuesve nga kjo kategori masat që duhet t’i zbatojnë ekipet mobile lëvizëse.

    “Në mbledhjen e radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë Udhëzimin e veçantë përmes së cilit do të qartësohen të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë më këtë proces, pra me votimin e qytetarëve më të drejtë vote të cilët janë të infektuar me COVID-19 apo të cilët janë në vetizolim e që u takojnë këtyre dy komunave”.“Së pari përmes këtij Udhëzimi do të dihet mënyra e regjistrimit dhe konfirmimit të votuesve nga kjo kategori dhe pastaj së dyti janë masat që duhet t’i zbatojnë ekipet mobile lëvizëse të cilat do të shkojnë në ato adresa të votuesve si dhe masat të cilat duhet t’i zbatojnë vetë këta votues”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.