Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të kufizuar shumën e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të çertifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.
Ky vendim është mbështetur në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në Kosovë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.