Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përzgjedhur kompaninë për mbi 30 mijë euro më të shtrenjtë për informim publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti, duke refuzuar oferta më të lira, raporton portali Front Online.
Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës të datës 13 korrik 2021, oferta fituese është zgjedhur e kompanisë “2B”, e cila ka konkurruar me një çmim prej 238,407 €, përderisa kompania “Innovation Media” kishte konkurruar me një çmim prej 207,857 €, apo për mbi 30 mijë euro më lirë.
Sipas dosjes së tenderit që e posedon portali “Front Online” oferta më e lirë për mbi 30 mijë euro e kompanisë “Innovation Media” është refuzuar me arsyetimin se kjo e fundit nuk e ka dorëzuar deklaratën nën betim, duke e shpallur kështu kompani të papërgjegjshme bazuar në kërkesat e dosjes së tenderit.
/Front Online/