×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja, ende s’e ka një datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur në mënyrë që t’i shpallë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë gazetës “Epoka e re” se vetëm pasi t’i marrin këto konfirmime mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare. “Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare sepse duhet ta presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet e tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi t’i kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.

    Më tej, ai ka treguar procedurat që duhet të ndiqen pas shpalljes së rezultateve përfundimtare në mënyrë që KQZ-ja t’i certifikojë ato.

    Sipas Elezit, pas shpalljes së rezultateve partitë politike dhe kandidatët e tyre fillimisht mund t’i paraqesin ankesat e tyre në PZAP dhe, në rast se ky institucion i hedh poshtë ato, palët e pakënaqura mund të ankohen në Gjykatën Supreme. Pastaj, pas vendimmarrjes së këtyre dy institucioneve, KQZ-ja mund t’i certifikojë rezultatet.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë të enjten kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës, edhe për një mandat. Ceremonia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fuqishëm të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore....
    Lajme21 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare. Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    Lajme21 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.