Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ska shpallurrezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është paraqitur asnjë ankesë lidhur me rezultatet përfundimtare të cilat KQZ-ja i shpalli një ditë më herët.
Sipas rezultateve zyrtare kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.9 për qind të votave.
LDK është radhitur e dyta me 35.8 për qind ndërsa PDK me 12.3 për qind.
Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut zgjedhjet i ka fituar Lista Serbe, me kandidatin Milan Radojeviq./FrontOnline/