×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ aprovon mbi 8 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzon 3 mijë e 435 të tjera

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, saktësisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke punuar intensivisht në përmbylljen e aktiviteteve të parapara sipas procedurave.

    Deri më tani nga 11 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8 212 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 3 435 zarfe me fletëvotime.

    Këto të dhëna i bëri të ditur përmes një konference për medie, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

    Ai tha se “sipas të dhënave të deritashme, QNR-ja ka rritur që nga 2 382 vendvotime të procesojë në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2 100 vendvotime (88.16%) si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 679 vendvotime (70.49%)”.

    “Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 035 vendvotime (85.43%). Siç e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na siguruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, u shpreh Elezi.

    Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

    “Ky proces verifikimi do të na ndihmojë që të japim përgjigje se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”, theksoi ai.

    Deri më tani, nga 11 653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8 212 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 3 435 zarfe me fletëvotime.

    “Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, sqaroi Elezi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.