×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ anëtarësohet në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është pranuar njëzëri anëtari më i ri, i 36-ti, në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF).

    Vendimi i RECEF është marrë më 25 tetor 2024 në Asamblenë e Përgjithshme që është mbajtur në Cotonu, Benin.

    Lidhur me këtë vendim është njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nëpërmjet një letre të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i RECEF, Jean – François Blanchet.

    Në këtë letër të dërguar nga Blanchet theksohet: “Jemi të kënaqur t’ju informojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Republikës së Kosovës është pranuar njëzëri gjatë asamblesë së fundit të përgjithshme të RECEF”.

    Rrjeti i Institucioneve Zgjedhore Frankfone (RECEF) është një grup ndërkombëtar i administratorëve zgjedhorë në botën frankofone, që promovon zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira, të besueshme dhe transparente.

    Për të arritur këtë qëllim, RECEF ndërmerr veprime të ndryshme, përfshirë: mbështetjen për anëtarët e tij në profesonalizimin dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura; nxitë profesionalizimin përmes shkëmbimit të përvojave dhe pratikave më të mira; si dhe promovon pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ngjarjet zgjedhore.

    Kryesuesi i KQZ-së, z. Radoniqi, pas pranimit të njoftimit ka falënderuar z. Blanchet për vendimin e RECEF, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të promovuar demokracinë dhe për të kontribouar në proceset zgjedhore.

    “Ne, zotohemi se do të japim kontributin tonë në RECEF për t’i shërbyer me seriozitet të lartë misionit për zgjedhje të lira, të besueshme dhe transparente”, thuhet ndër tjerash në letrën e falënderimit të KQZ-së.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.