×
  • Lajme
  • Lajme

    KPM takoi ekipin e misionit vëzhgues të BE-së për Zgjedhjet 2025

    FrontOnline
    13 Janar 2025

    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka pritur në takim një ekip të ekspertëve të Bashkimit Evropian në kuadër të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve 2025.

    Ky ekip i përbërë nga Agnes Doka, Eirini Skouzou dhe Constantin Marza u prit nga Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti.

    Kryetari Mehmeti tha se ky takim është vazhdim i bashkëpunimit në mes KPM-së dhe Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve e që KPM ka gatishmërinë të vazhdojë edhe më tutje deri në përfundimin e mandatit të këtij misioni.

    Mehmeti njoftoi ekipin e BE-së rreth përgatitjeve të KPM-së për monitorimin e mediave gjatë procesit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale 2025.

    Sa i përket rekomandimeve të raportit të zgjedhjeve të kaluara, KPM i ka adresuar të gjitha rekomandimet, për më tepër është avancuar korniza ligjore, ku është miratuar Rregullorja KPM-2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

    “Kjo rregullore që rrjedh nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton obligimet e mediave sa i përket mbulimit të fushatës zgjedhore në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të barabartë për të gjitha subjektet politike. Në kuadër të përgatitjeve të përgjithshme për procesin zgjedhor, KPM ka miratuar Planin e Veprimit për monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. Plani i veprimit është i ndarë në tri pjesë që përfshinë aktivitetet e planifikuara para fillimit të fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore dhe pas fushatës zgjedhore. Periudha para fushatës zgjedhore përfshinë aktivitetet e KPM-së në hartimin e rregullores për sjelljen e mediave gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore, si obligim i paraparë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme të miratuar në vitin 2023. Kjo periudhë përfshinë edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me komunikimin dhe sensibilizimin e të licencuarve të KPM-së me qëllim të njoftimit rreth obligimeve të mediave gjatë këtij procesi. Në zbatim të këtij plani, KPM ka njoftuar të licencuarit rreth ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje dhe obligimet e mediave gjatë këtij procesi zgjedhor”, ”, thuhet në komunikatën e KPM-së.

    Po ashtu ekipi i BE-së, është njoftuar se fushata e informimit ka përfshirë njoftimet e bëra përmes faqes zyrtare të KPM, përmes komunikimit zyrtar me email dhe në takimet regjionale me të licencuarit e KPM-së, ku takime janë mbajtur në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë.

    Ndërsa nga ana Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve u tha se janë në Kosovë për të vlerësuar gjendjen aktuale dhe për të përcjellë punën rreth zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt 2025.

    Në përfundim të takimit, nga ana e KPM-së u shpreh edhe një herë gatishmëria për të avancuar bashkëpunimin me misionet e Bashkimit Evropian, me qëllim të ngritjes në nivel sa më të lartë të procesit të monitorimit të mediave, me theks të veçantë gjatë procesit zgjedhor.

    Në fund të takimit, ekipi i Misionit Vëzhgues të BE-së ka parë për së afërmi procesin e monitorimit të fushatës në media që po bëhen nga monitoruesit e KPM-s.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Analisti politik, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline, thotë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, është strategji e pritur, sepse nuk po ka mundësi...
    Lajme14 Janar 2025
    Të mërkurën në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar fjalimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni...
    Lajme14 Janar 2025
    Vazhdon sot në Hagë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca nis në ora 09:00 dhe është paraparë të vazhdojë...
    Lajme14 Janar 2025
    Moti sot do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të regjistrohen ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale nga 0°C...
    Vip13 Janar 2025
    Sonte është surpizuar banori i shtëpisë më të madhe në vend Leo, nga e dashura e tij Lela, njëherazi dhe ish-banore e...
    Vip13 Janar 2025
    Leo dhe Lela kanë diskutuar për njohjen e kësaj të fundit dhe  Drilonit, temë kjo që ëshë diskutuar disa herë brenda shtëpisë...
    Lajme13 Janar 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.