×
  • Lajme
  • Lajme

    KPM nuk di që në Kosovë ka IPTV ilegale

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Komisioni i Pavarur për Media ka thënë se nuk është në dijeni që në Kosovë janë duke operuar IPTV ilegale, por vetëm ato të licencuarat, që janë nëntë.

    “Sipas të dhënave të cilat i posedon aktualisht Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), deri me tani në Kosovë operojnë nëntë subjekte IPTV të licencuara në KPM. Ndërsa nuk posedojmë aktualisht të dhëna për veprimtari të IPTV ilegale”, thuhet në një përgjigje të këtij komisioni për Klan Kosova.

    Nga KPM thanë që posa të ketë të dhëna për veprimtari ilegale lidhur me çfarëdo platforme të transmetimit apo shpërndarjes së sinjalit, atëherë ndërmerren të gjitha masat ligjore dhe veprimet e duhura.

    Diçka e tillë nuk ndodhi ende, me gjithë që Evropa nuk po rri duarkryq në këtë temë.

    Në fillim të muajit, forcat italiane të rendit i prinë një aksioni të madh që u shtri edhe në 10 shtete tjera të Evropës, kundër IPTV-së ilegale.

    Pesë mijë e 500 IPTV u mbyllën ndërsa iu konfiskuan asete në vlerë prej më tepër se 10 milionë euro.

    Çështja e funksionimit të platformës së shpërndarjes IPTV në Kosovë është e rregulluar me akt nënligjor të KPM-së, respektivisht Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele.

    Klan Kosova pyeti për këtë çështje edhe te Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Nga këtu thanë se përgjegjës për këtë fushë është Komisioni I Pavarur për Medie dhe se ARKEP deri tashti nuk e ka rregulluar përmbajtjen, dhe IPTV nuk figuron ne listën e aktiviteteve, te cilat duhet te notifikohen në këtë autoritet.

    “Ne si ARKEP, disa here kemi dhëne ndihmën tone ne trajtimin e çështjes se IPTV, atëherë kur është kërkuar nga institucionet përgjegjëse” thuhet në një përgjigje që i është dhënë Klanit.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në seancën gjyqësore për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët Shefqet dhe Isa Mehmetaj, kanë rrëfyer se si ishin sjell në natën...
    Front TV19 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit Edon Zhegrova është bërë pjesë e...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një ballkon i një banese në Ferizaj është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 14:39. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ganimet Sabedini, asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan ka braktisur Lëvizjen. Ai i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan. Ganimet Sabedini...
    Vip19 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Xuxi, nuk po gjejnë paqe në raportin mes tyre. Ditën e sotme të dy...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hill theksoi se...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë që Rezidenca e presidentit të ndjerë kosovar, Ibrahim Rugova, është drejt përfundimit të restaurimit. “Me ndërhyrjet restauruese...
    Front TV19 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetarja e Komisionit për Bujqësi Fitore Pacolli, dyshohet se është e përfshirë edhe në një skandal tjetër...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se çështja e verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale nga lufta e fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.