×
  • Lajme
  • Lajme

    KPK kundërshton koeficientin e caktuar nga Qeveria e Kosovës

    FrontOnline
    01 Shkurt 2023

    Këshilli Prokurorial i Kosovës po kundërshton vlerën e koeficientit që është paraqitur sot nga Qeveria e që do të jetë 105 euro.

    Përmes, një komunikate për media nga KPK-ja kanë njoftuar se me këtë vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës.

    Ata kanë këkruar që të realizohet kërkesa drejtuar Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Komunikata e plotë:

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton opinionin publik se në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete lidhur me këtë ligj, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse.

    Rrjedhimisht, sot, me rastin e publikimit të vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë, faktikisht, vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës.

    Më ketë rast, duke shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm lidhur me caktimin e koeficientit të pagave, kërkojmë edhe njëherë që të realizohet kërkesa e Këshillit Prokurorial drejtuar Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    KPK konstaton përfundimisht se me këtë rast është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial, ngaqë pretendimet e ngritura me kohë janë të mbështetura në aktet, praktikat dhe standardet ndërkombëtare dhe, të cilat nuk mund dhe nuk duhet të cenojnë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti./Front Online

    Nga Rubrika
    Kronika15 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë...
    Lajme15 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi prokuroria e Dhomave të Specializuar ka kërkuar që Hashim Thaçit t’i ndalohen vizitat në...
    Lajme15 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale do të dorëzoj sot aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë luftës së fundit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit të shumëpritur në Alaska mbi luftën në...
    Kronika15 Gusht 2025
    Një grabitje e armatosur është raportuar në komunën e Novobërdës, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar dhe grabitur dy meshkuj kosovarë....
    Kronika15 Gusht 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Sipas raportit 24 orësh të...
    Lajme15 Gusht 2025
    Punimet në afat rekord siç janë kryer në rrugën Mushtisht-Shtërpcë nuk ka ndodhur edhe në shumë projekte të rëndësishme infrastrukturore gjatë periudhës...
    Kronika15 Gusht 2025
    Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar një operacion të befasishëm në pjesën veriore të Prishtinës, ku ka arrestuar një person të...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në fshatin Pirg të Maliqit. Në pranga kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.