Një banesë dje në Vushtrri është kapluar nga flakët dhe në të gjendeshin tre persona, në mesin e tyre edhe një foshnje.
Pasi nëna dhe foshnja kanë arritur të dalin jashtë, brenda ka mbetur një grua e moshuar e cila pastaj është shpëtuar nga një ekipet e zjarrfikësve dhe një qytetar.
Gazeta Express ka kontaktuar me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri, Bajram Kosumi për shkaqet se pse ka ardhur deri tek djegia e banesës.
Ai tha se ende nuk dihet saktë se pse ka ardhur deri tek djegia, por dyshohet se shkak është rryma dhe pakujdesia e vetë pronarit.
Ai tha se ekipet janë ende duke punuar për hetimin dhe nuk ka ndonjë raport përfundimtar.
Ndërsa, bëri të ditur se gjendja e personave që ishin brenda banesës është mirë, anipse foshnja ishte dërguar në QKUK për shkak të problemeve me frymëmarrje.