×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    KOSTT-i, gati i falimentuar, rezervon 200 bileta të avionit – lidh kontratë mbi 50 mijë €

    Fatlum Berisha
    03 Qershor 2022

    Kontratën e ka lidhur për tri vjet.

    Megjithatë, kështu siç është gjendja aktuale, nuk dihet nëse Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT do të mund ta çojë deri në fund atë.

    Ndërrmarja, e cila është përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e tregtisë së energjisë elektrike, është kapluar nga borxhet dhe rrezikon falimentimin, raporton “Front Online”.

    KOSTT ka finalizuar më 31 maj tenderin në vlerë 55 mijë euro, përmes të cilit ka siguruar 200 bileta të aeroplanit.

    Ato thotë se i duhen për udhëtimet e zyrtarëve të saj, të ngarkuar me mision për zhvillimin e aktiviteteve biznesore me palët e interesit dhe pjesëmarrjen në institucionet e mekanizmat ndërkombëtarë gjatë periudhës 2022-2025.

    Sipas kontratës që është publike kornizë, e që nënkupton se shuma prej 55 mijë eurosh mund të mos harxhitet e tëra, një biletë e klasit ekonomik është paraparë të kushtojë afër 300 euro.

    Vizitat e zyrtarëve të KOSTT do të jenë në jo pak vende – gjithsej 28 – me mundësi shtimi, raporton “Front Online”.

    Vizitë me aeroplanë është paraparë edhe në Tiranë e Podgoricë, ani se në këto kryeqytete zyrtarët e KOSTT-it mund të shkojnë lehtësisht edhe me mjete tjera transporti, me kosto shumë më të lirë.

    Të tjerat destinacione janë më larg: New York, Vienë, Berlin, Bruksel, Gjenevë, Paris, Osllo, Luksemburg, Zagreb, Athinë, Lubjanë, Sarajevë, Washington, Pragë, Helsinki, Bukuresht, Amsterdam, Moskë, Stamboll, Ankara, Budapest, Varshavë, Londër, Frankfurt, Romë e Aman.

    Fituesja

    Kompania e cila do t`ua sigurojë biletat për këto vende, kur t`u duhen zyrtarëve, është “My Travel”.

    Ajo u përzgjodh si fituese nga KOSTT-i. Ofertoi e vetme me një çmim prej 60 mijë eurosh, por bëri një zbritje, ashtu siç u kërkua në dosjen e tenderit, duke e sjell çmimin në 55 mijë sosh.

    “My Travel” është regjistruar si kompani në vitin 2016. Në fushëveprimtarinë e saj, të cilën e ka paraqitur në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, figuron se merret me sigurimin e avio-biletave.

    Borxhet e borxhlinjtë e KOSTT-it

    KOSTT e kishte përmbyllur vitin e kaluar me 26 milionë euro humbje.

    Shkaku i borxheve që ka ndaj operatorëve ndërkombëtarë, ndërmarrja publike, po hyn borxh tek Qeveria.

    Ajo po i merr hua 26.5 milionë euro prej saj. Kërkesën ekzekutivi ia miratoi në mbledhjen e 79-të, e mbajtur më 25 maj 2022.

    Operatori i Sistemit Transmisioni dhe Tregut (KOSTT) ka shkuar buzë falimentimit, meqë mbuloi faturat e energjisë elektrike për katër komunat e Veriut të Kosovës.

    Megjithatë, KOSTT-it edhe i kanë borxh.

    Burime të “Front Online” bëjnë me dije se KESCO i ka borxh KOSTT-it, 27 milionë euro.

    Aktualisht, rrjeti i transmetimit të Kosovës lidhet me shtetet fqinje përmes tetë linjave ndërkufitare.

    Front Online ka kërkuar përgjigje nga KOSTT-i që nga e mërkura, megjithë konfirmimin nga këta të fundit se do të përgjigjen në pyetjet tona, deri në publikimin e këtij artikulli në adresë të Front Online nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga KOSTT-i.

    Ata nuk janë përgjigjur se pse e kanë hapur këtë aktivitet në kohën kur janë në krizë financiare e as për palët e interesit me të cilat do të takohen në tri vitet e ardhshme./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.