×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovës pritet t’i arrijnë edhe 33600 doza të vaksinave kundër COVID-19

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Kosova është shteti me më pak doza të vaksinave kundër COVID-19 të siguruara në Evropë. Në fund të muajit të kaluar kanë arritur 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca, me të cilat ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor dhe personave mbi 85 vjeç.

    Por, gjatë javëve në vijim vendit pritet t’i arrijnë edhe 33600 doza të tjera në kuadër të programit Gavi COVAX, raporton portali “Front Online”.

    Ndërsa numri i përgjithshëm i dozave të alokuara të vaksinave për Kosovën ka arritur në mbi 201 mijë që pritet të arrijnë ndërkohë.

    Në një përgjigje për Front Online nga zëdhënësja e “GAVI COVAX” bëhet e ditur se në gjysmën e dytë të këtij viti, përpos vaksinave Astra Zenaca, Kosovës pritet t’i arrijnë edhe doza nga prodhuesi amerikano-gjerman “Pfizer-Biontech”.

    “COVAX po punon drejt raundit të ri të alokimit për vaksinat, duke përfshirë këtu alokimin e vaksinës Pfizer-BioNTech. Kjo do të ndodhë në gjysmën e dytë të këtij viti”, ka potencuar ajo, duke shtuar se njoftimi për një furnizim të tillë do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

    Përndryshe, Kosova deri më tani ka administruar mbi 3500 doza të vaksinave kundër COVID-19, shifër kjo shumë më e ulët se të gjitha vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka administruar mbi 12 mijë doza, Shqipëria mbi 200 mijë doza të vaksinave, ndërsa Serbia është lidere ne rajon me mbi 2 milionë doza të vaksinave.

    /Front Online/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po i ndalë “manipulimet me numra”. Duke iu referuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nga sot serbët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt BE-së. Kjo vlen për ata që kanë pasaporta të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Ai ka thënë as çlirimi as...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për...
    Sport13 Tetor 2024
    Liga e Kombeve sot e vazhdon programin e ndeshjeve. Të dielen, meraklinjtë e futbollit do të kenë një mori zgjedhjesh se cilën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.