Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese të kontinentit
Nën dominimin e shtypjes së lartë atmosferike, të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të jenë në ngritje deri në 14°C, përshkuar me mjegulla të dendura në viset e rrafshta orëve të para të ditës dhe minimalet prej 0°C – 4°C.
Të mërkuren mbasdite me rënien e presionit atmosferik, moti i ndryshueshëm do të përcillet me erëra të fuqishme jugore, rrebeshe shiu të cilat me kthimin e erës në drejtimin verior do të kthehen në reshje bore orët e para të së enjtes.
Dita e premte do të karakterizohet me reshje shiu të cilat vende vende do të jenë të intenzitetit të shtuar dhe erëra të furishme jugore nga 15 – 25m/s, të cilat mund të vështirësojnë veprimtaritë normale të qytetarëve.