Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të dyshuar femër të infektuar me virusin Covid-19 pasi që e njëjta ka tentuar që ta kalojë kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“ Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ky veprim i saj ka qenë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së dhje institucioneve tjera shëndetësore.
Raste të tilla ka pasur edhe brenda qyteteve në Kosovë./FrontOnline/