×
Diaspora

Kosovari rrezikon dëbimin nga Zvicra, mashtroi sigurimin shëndetësor me 50 mijë franga

FrontOnline
19 Tetor 2022

Ka marrë pushim mjekësor për më shumë se një vit dhe gjatë kësaj kohe ka fituar 50,000 franga nga Suva. Tani kërcënohet me dëbim

Një punëtor ndërtimi në Burgdorf BE merr pagesën e sëmundjes për më shumë se një vit dhe aplikon për një pension IV. Përditshmëria e 37 vjeçarit përshkohej nga vuajtje të pabesueshme. Sapo zgjohet në mëngjes, ai duhet të gëlltisë gjashtë pilula. Po ashtu, ai kurrë nuk mund të flejë më shumë se pesë orë.

Në fillim të vitit 2017, atij ja kishte zënë këmbën e majtë dera e makinës. Një vit më vonë, ai qe rrëzuar aksidentalisht në një garazh parkimi dhe kishte lënduar shpatullën.

Të paktën kështu duket historia nga këndvështrimi i tij. Por autoritetet e shohin ndryshe – siç raporton “Berner Zeitung”, ai tani akuzohet për mashtrim të shumëfishtë. Kosovari duhet të përgjigjet në Gjykatën e Qarkut, në Burgdorf sot, të mërkurën.

Nuk ka dyshim se aksidentet e përmendura kanë ndodhur. Por prokurorja dyshon se ai do të vuajë nga pasojat e aksidenteve për kaq shumë kohë, transmeton albinfo.ch. “I akuzuari është fallco”, thuhet në akuzën e saj.

Kosovari, nga ana tjetër, thotë se nuk ka bërë asgjë të keqe. Më në fund mjekët i kanë diagnostikuar sëmundjen atij.

Por, ka dyshime të forta edhe këtu. Në aktakuzë thuhet se i akuzuari i ka mashtruar 13 mjekët që e kanë trajtuar për sëmundjet fizike, depresionin, “flashbacks” dhe çrregullimet e gjumit. 37 vjeçari kishte përfituar nga fakti se mjekët ishin të varur nga deklaratat e pacientit për dhimbje dhe probleme psikologjike.

Ai kishte vazhduar të punonte në kantierin e ndërtimit pavarësisht nga sëmundjet e supozuara

Tani, ai akuzohet se ka marrë gabimisht gati 48 mijë franga nga Suva. Thuhet se ai është përpjekur të mashtrojë IV (pensionin e invaliditetit) me 670,000 franga të tjera. Por IV e ka refuzuar disa herë kërkesën për pension.

Imazhet e kamerave sugjerojnë gjithashtu se dhimbja nuk është aq e rëndë sa pretendon ai. Kompania e sigurimeve “Axa” kishte vëzhguar të akuzuarin. Regjistrimet përkatëse tregojnë se i akuzuari tashmë ishte duke punuar sërish në ndërtim derisa merrte ndihmat nga sigurimi shëndetësor.

Mund të dënohet me shtatë vjet dëbim dhe 2.5 vjet burg

Jo vetëm kosovari 37-vjeçar, por edhe gruaja e tij nga Maqedonia pret një dënim të ashpër nëse ai shpallet fajtor. Kjo e fundit mësohet se e ka shoqëruar në terminet e mjekut dhe ka mbështetur historitë e mashtrimit.

Të dy përballen me dëbimin nga vendi për shtatë vjet. Për burrin duhet të ketë edhe një dënim prej 2.5 vitesh burg, nga të cilat duhet të vuajë gjashtë muaj, përcjell albinfo.ch. Kështu kërkon prokurori.

I dyshuari kryesor jeton në Zvicër prej nëntë vitesh. Gruaja e tij ka lindur në Maqedoni, por ka ardhur në Zvicër si fëmijë. Vendimi do të shpallet të premten.

Nga Rubrika
Diaspora03 Mars 2024
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton se nga data 05 deri 07 mars 2024, pesë kompani të sektorit të turizmit nga...
Diaspora02 Nëntor 2022
Një burrë nga Kosova po akuzohet se ai dhe djemtë e tij për 16 vjet i kanë keqtrajtuar tanimë katër gra duke...
Diaspora08 Qershor 2021
Policia Federale ka gjetur pastaj katër pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes. Në Bad Reichenhall, Policia Federale e Gjermanisë...
Të tjera
Lajme21 Dhjetor 2024
Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
Lajme21 Dhjetor 2024
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
Vip21 Dhjetor 2024
Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
Vip21 Dhjetor 2024
Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
Vip21 Dhjetor 2024
Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
Vip21 Dhjetor 2024
Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.