Gjatë kontrollit të lokaleve në Mitrovicë të Veriut lidhur me zbatimin e masave anti-Covid, patrulla policore ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me koronavirus e ndaj të cilit i ishte caktuar masa e vetë izolimit.
Policia e Kosovës ditëve të fundit ka realizuar disa aksione edhe në lokalet e Prishtinës për të kontrolluar zbatimin e masave anti-COVID me ç’rast janë shqiptuar dhjetëra gjoba dhe janë mbyllur disa lokale.