Një i ri me prejardhje nga Kosova ka vdekur në qytetin Nauchatel të Zvicrës. Viktima është goditur mbërëmë nga treni dhe si pasojë ka humbur jetën.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se edhe një i ri nga Kosova, ka vdekur pas goditjes nga treni.
“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushllimet e mia më të sinqerta familjës dhe farefisit”, ka shkruar Pacolli.