Gazeta zvicerane “Blick.ch”,ka publikuar sot një artikull për kosovarin Florent M. 26 vjeçar i cili është dëbuar nga gjykata zvicerane për 6 vite, për shkak se me makinën e tij Ferrari kishte tejkaluar shpejtësinë në një rrugë nga Dietikon drejt Spreitenbach. Përveç që kishte tejkaluar shpejtësinë, vetura e tij kishte rrëshqitur dhe ishte përplasur për një muri.
Florent M. kishte mbetur i padëmtuar, ndërkohë veutra e tij ishte bërë për mbeturina, raporton Blick.ch.
Gazeta shkruan se Floren M. kishte luftuar me drejtësinë në Zvicër, megjithatë pa sukses. Rreth një viti pas aksidentit, ai ishte dënuar nga gjykata e qarkut Dietikon për shkelje të rëndë trafiku me 43 muaj burg, ndërkohë që s’ishte marrë vendim për dëbim nga Zvicra.
Me këtë vendim s’ishin të kënaqur asnjë palët as Florent M. e as Prokurori publik i Cyrihut. Beteja në drejtësi kishte vazhduar dhe në korrik 2023, Gjykata e Lartë e Cyrihut, njohu vendimin e gjykatës së qarkut, por vendosi që Florent M. edhe ta dëbojë nga Zvicra për 6 vjet.
Për këtë vendim, Flroent M. ishte ankuar në gjykatën federale, por pa sukses. Në vendimin e 7 tetorit 2024, gjykata më e lartë e Zvicrës konfirmoi dëbimin nga vendi. Ndër të tjera thuhet: “Faktori vendimtar në këtë rast është interesi publik për dëbimin nga vendi”. Kjo do të thotë: Gjykata e klasifikon Florent M. si rrezik”, thuhet në shkrimin e Blick.
Florent M. ka treguar se si ishte kontaktuar nga autoritetet zvicerane dhe i kishin dhënë një muaj kohë për t’u larguar nga Zvicra. Ai nuk dëshiron të hyjë në detaje për gjendjen e tij në Kosovë. Megjithatë, ai thotë se i vjen keq për atë që ka bërë.
Florent M. që kishte shkuar në Zvicër si 4 vjeçar dhe që familja e tij vazhdon të jetojë ende në Zyrih, ka folur për jetën në Kosovë, duke thënë se këtë periudhë dëbimi do ta shfrytëzojë me mençuri meqë synon që të kthehet në Zvicër.
“Nuk e di se si do t’i mbijetoj gjashtë vitet këtu në Kosovë. Megjithatë, do ta përdor kohën me mençuri dhe do të bëhem më i qetë. Qëllimi im është të kthehem në Zvicër – në atdheun tim.”, ka thënë a