×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari 65-vjeçar i njohur si “ambasadori” akuzohet në Gjermani për falsifikim pasaportash

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Një shtetas kosovar i moshës 65 vjeçare akuzohet se ka falsifikuar vulat e pasaportave për njerëz nga qarqet e tregtisë me drogë. Ai akuzohet po ashtu se ka sjellë njerëz në Gjermani ilegalisht për vite me radhë, shkruan haz.de.

    Prokurori publik i Hanoverit kërkon ta sjellë Shefqet H. alias “ambasadorin” në gjykatë.

    Shefqet H., si i pandehur kryesor është arrestuar në Schneverdingen në fund të qershorit 2020, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia federale pati zbuluar punëtorinë e falsifikimit të 65-vjeçarit.

    Shefqet H. sipas prokurorisë, u ka mundësuar klientëve që paguanin, të hyjnë në Gjermani ose të qëndrojnë në Republikën Federale për periudha shumë më të gjata. Shumë prej tyre, duket se janë nga kryeqyteti i landit dhe zona përreth e Hanoverit.

    Sipas zëdhënësit të gjykatës së qarkut, kosovari i akuzuar ka “përdorur një vulë të kontrollit të pasaportës të punuar profesionalisht”.

    Kryesisht shqiptarët kanë qenë ata që kanë shfrytëzuar shërbimet e tij. 65-vjeçarin madhe e quanin “Ambasador” në qarqet përkatëse.

    Zyra e prokurorit publik e ngarkon H. me 22 akte kundërligjore. Sipas zyrës ai ishte aktiv nga viti 2017 deri në arrestimin e tij gjashtë muaj më parë.

    Sipas aktakuzës, 65-vjeçari ka fituar 23,000 euro, çmimet për vulat fillonin nga 500 euro.

    Të bashkëpandehurit Hagen W. (57) dhe Marco K. (48) akuzohen se kanë ndihmuar 65-vjeçarin në vitin 2019 për të hartuar dhe krijuar shabllone.

    Shefqet U., është zbuluar vetëm pasi inspektorët në një moment zbuluan se vulat e pasportave ishin të vjetruara: “Disa nga këto nuk përdoren më nga autoritetet e vërteta”.

    Hetimet e mëtejshme, në kuadër të operacionit të gjerë, përfundimisht çuan te 65-vjeçari që po drejtonte një punëtori falsifikimi Schneverdingen Heidekreis. Gjatë kontrollit, policia federale u ndesh me vula, dokumente regjistrimi automjetesh dhe dokumente të tjera të zbrazëta.

    Data e gjykimit për “ambasadorin” dhe bashkëpunëtorët e tij në gjykatën rajonale nuk është caktuar ende.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.