×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kosovarët qëndruan pranë ekraneve televizive deri në mëngjes, mbështesin vendimin e popullit amerikan për Trump president

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë përcjellë me vëmendje dhe kureshtje edhe në Kosovë.

    Rezultati i këtyre zgjedhjeve është pritur me padurim, pavarësisht se kush do të fitojë, kosovarët qëndruan pranë ekraneve televizive deri në orët e para të mëngjesit duke pritur rezultatet e zgjedhjeve.

    Disa qytetarë zgjedhjen e Trump president e vlerësojnë si një zgjedhje të mirë për Kosovën, e disa thonë se kanë preferuar dhe Kamala Harris.

    Qytetari, Bedri Pajaziti tha se ishte mjaftë kureshtarë se kush do të fitonte.

    “Kemi përcjell zgjedhjet. Kemi qëndruar pranë ekraneve televizive deri në orët e hershme të mëngjesit duke pritur rezultatet sikur të ishin zgjedhjet brenda shtetit tonë. Ishim kureshtar ta dimë se cili po prinë, cili po shkon në epërsi, kështu që i kam dëgjuar edhe raportimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njerëzve tanë që i kemi atje të lobit shqiptar reagimet e tyre, idetë e tyre kështu që në fund e kuptuam që Trump është në epërsi dhe për mua ishte më mirë”, ka thënë Pajaziti.

    Pajaziti beson se Trumpi do të sjellë paqe në vendet ku po zhvillohen luftërat.

    “Po ne nga këtu e shohim më një këndvështrim krejtësisht tjetër ndoshta, e shohim diçka pozitive e shohim, pra po i referohem fjalës së Grenelit ku tha se ‘shpëtoj bota edhe Amerika’, por  mendoj edhe unë njëjtë se ka shpëtuar bota dhe Amerika sepse Trumpi është më paqësor edhe po shpresoj dhe besoj që Trump do ta sjellë një paqe në vendet ku po zhvillohen luftërat”, tha ai.

    “Unë po i referohem prapë një fjale nga Kosova, tashmë që e kam dëgjuar, që pavarësisht fitoreve të partive politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportet e tona nuk ndryshojnë sepse gjithherë në dy partitë politike që i kanë pasur zgjedhjet ne e kemi edhe pavarësinë me një parti edhe lirinë me një parti. Kështu që ne i kemi raportet mirë me dy partitë, por një shpresë pak më e madhe është tek Trump, kështu po besoj dhe kështu po shpresoj”, theksoi Pajaziti.

    Ndërsa, Abdi Fehri tha po ashtu se i ka përcjell me shumë vëmendje zgjedhjet në SHBA.

    “Gjithë kohën kanë lajmëruar se rezultati është shumë i ngushtë, nuk dihet, nuk mund të parashikohet se kush do të jetë fitues, por qe sot u zhgënjyem të gjithë, nuk më pëlqen Trump sepse i kam disa arsye personale. Unë mendoj se ndryshon se ka afër  Grenellin, nuk mundet me qenë mirë. Edhe shyqyr, fati jonë janë kryer disa punë në veri të Mitrovicës sikurse që është ajo targat e regjistrimit të veturave, dinari, u vu një farë rendi atje në veriun e Mitrovicës, se mos me u kry ajo punë, vaj halli me na ardhë Grenelli e mos me i kry ato punë”, ka deklaruar ai.

    Hamëz Lladrovci thotë se ka pritur që amerikanët do të vendosin më ndryshe, por siç u shpreh ai “çdo gjë që vjen nga Amerika ne dimë ta gëzojmë, atëherë do ta pranojmë edhe vendimin e popullit amerikan”.

    “Unë mendoj që ajo gjëja është më minimale e mundshme në raport të Kosovës dhe Amerikës, është interesi global, politikat globale janë më me rëndësi e aty besoj që sikurse që i kemi parë deri më tani që ka pasur lëvizje, por jam i sigurt dhe mbanë në mend që do të ketë lëvizje edhe më të mëdha si për shembull tek rendi dhe siguria botërore që ka lëvizur shume prej ardhjes së herës së parë të Trump edhe tani do të ketë se sikur të themi e ka marrë guximin për herën e dytë që e mori votën dhe pushtetin, atëherë ai do ta bëjë boom edhe më të madh”, tha Lladrovci./EO

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kërkesa e studentëve për afatet shtesë të prillit dhe nëntorit nuk është marrë parasysh nga Komisioni Ad-hoc i Universitetit të Prishtinës. Të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarët e Korit Siparantum. Në faqen zyrtare të Kuvendit, thuhet se mysafirët...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e Aleancës ambasadorin italian, Antonello De Riu, ku zhvilluan një...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Të mërkurën Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e projektit “Ishulli Urban-Arbëri-Pallati i Rinisë”. Të pranishëm në nisjen e punimeve...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se beson që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë. Ata dyshohen për veprën penale “Marrja...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Faton Klinaku, përfaqësues i OVL UÇK-së, ka reaguar pas lirimit ë Shukri Bujës nga të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale. Sipas Klinakut...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar...
    Sport08 Nëntor 2024
    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.