Real Madridi e ka regjistruar fitoren e radhës në elitën e futbollit të femrave në Spanjë.
Skuadra madrilene e ka mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 1:3, shkruan FrontOnline.
Për fitoren e Real Madridit kontribuuoi edhe super-sulmuesja nga Kosova, Kosovare Asllani.
Futbollistja mitrovicase e hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 11-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Real Madridi i femrave ngritet në vendin e dytë në tabelë me 67 pikë.
Renditjen e kryeson Barcelona me 84 pikë, derisa katalunaset e kanë siguruar tashmë titullin e kampionit./FrontOnline/