Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën.
Takimi i parë zhvillohet më 21 nëntor në Bern, kurse i dyti më 24 nëntor në Dublin.
Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Lider i grupit është Zvicra me dy fitore, kurse Azerbajxhani dhe Kosova kanë nga një fitore e një humbje, derisa Irlanda e fundit me dy humbje.
Të enjten do të ndeshen Zvicra me Kosovën dhe Irlanda me Azerbajxhanin, ndërsa të dielën Irlanda-Kosova dhe Azerbajxhani-Zvicra.
Dy ndeshjet e fundit për Dardanët do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas, ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.