×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U21 nis përgatitjet për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    Kombëtarja U21 e Kosovës sot ka zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në kuadër të grumbullimit gjashtë ditor, ku Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

    Ky grumbullim do t’i shërbejë përzgjedhësit Afrim Tovërlani për të ndërtuar ekipin me gjeneratën e re të futbollistëve.

    “Gjenerata është ndërruar, kemi vetëm tre apo katër futbollistë nga grumbullimi i mëparshëm. Kjo është stërvitja e parë dhe takimi i parë me disa prej lojtarëve të rinj. Do të zhvillojmë një lojë mes vete për të marrë më shumë informacione dhe për të kuptuar situatën e secilit prej tyre. Kjo do të na shërbejë për të parë ekipin dhe për të planifikuar përbërjen e skuadrës. Është një mundësi për lojtarët të tregojnë nëse e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës”, ka thënë Tovërlani.

    Nga ana tjetër, dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut do të jenë një test i mirë për futbollistët që në vazhdimësi dëshirojnë ta bartin fanellën dardane.

    “Ndjehem shumë mirë që kemi këtë mundësi. Grupi është i shkëlqyer dhe loja jonë është mirë e organizuar. Mund të luajmë shpejt dhe të realizojmë pasime të shkurtra, gjë që na ndihmon të zhvillojmë një lojë të shpejtë dhe të strukturuar,” shtoi ndër të tjera Leon Zeqiraj.

    Edhe futbollisti Etnik Brruti theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve.

    “Këto dy miqësore me Maqedoninë e Veriut janë një test i vlefshëm për ne lojtarët dhe për stafin. Na ndihmojnë për të vlerësuar formën e secilit prej nesh dhe për të përmirësuar lojën për ndeshjet e ardhshme. Ne jemi të fokusuar maksimalisht për të dhënë më të mirën dhe për të arritur fitore,” shtoi ai.

    Të dy ndeshjet do të zhvillohen në kampin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

    E para do të zhvillohet më 14 nëntor në ora 13:00, ndërsa e dyta më 17 nëntor nga ora 12:00./RTK

    Nga Rubrika
    Sport22 Nëntor 2024
    Kosova e ka mësuar sot kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve për promovim në Ligën B. Në Nyon të Zvicrës u...
    Sport22 Nëntor 2024
    Përveç play-offit, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për fazën e nokautit të Ligës A në Ligën e Kombeve....
    Lajme22 Nëntor 2024
    Boksieri Leonid Berisha është shpallur kampion i Zvicrës në kategorinë 80 kg.. Ky titull i tij vjen pas një viti përkushtimi e...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-anëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë të enjten se pas votimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 mund të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditën e Alfabetit Shqip. E pikërisht sot po shënohet...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qytetarët në Obiliq, shkruan Periskopi. Abdixhiku në këtë tubim u...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon Supreme Plus – Përfitoni tani! Artmotion ju fton...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje në lexim të dytë Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Përfshirja në skandalin e Rezervave Shtetërore dhe një proces hetimor kundër tij, nuk e kanë janë bërë pengesë për ngritjen në detyrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.