Kombëtarja e Kosovës U21 ka regjistruar fitoren e parë në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.
“Shpresat” e Kosovës triumfuan me rezultat të pastër 2-0 ndaj Andorrës U21.
Golat e fitores për Kombëtaren U21 të Kosovës u shënuan në tetë minutat e fundit.
Dion Berisha zhbllokoi shifrat në minutën e 82-të.
Ndërkohë golin e “nokautit” Andorrës ia realizoi Mark Merlaku tre minuta më vonë.
Kësisoj, Kosova U21 është momentalisht në vendin e dytë në Grupin G.