Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot një miqësore me skuadrën e 2 Korrikut.
Ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, shkruan FrontOnline.
Kjo miqësore përgatitore u mbyll me rezultat baras 2:2.
Ndryshe, djelmoshat e Michael Neesit do ta luajnë edhe një miqësore ndaj Gjilanit.
Më pas, të enjten, Kosova përballet me Andorrën në Prishtinë./FrontOnline/