×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova themelon Asociacionin kur ta marrë njohjen nga Serbia

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi. Izabela Kisić dhe Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë Fatmir Sheholli komentojnë mundësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

    Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi. Izabela Kisić, ka pohuar se ” Sërbia po e përdorë Asociacionin si pretekst për bllokimin e dialogut”. Ajo ka deklaruar që Serbia jo vetëm që duhet të tregojë për varrezat masive nëpër Serbi, edhe pse sipas saj shumica e varrezave masive janë identifikuar, por duhet që ata që janë fajtorë për ato varreza masive të i sjellë para drejtësisë.

    Ajo ka pohuar se është e nevojshme që edhe të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel sepse sipas saj nga 40 marrëveshje vetëm një po zbatohet.

    Edhe Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë Fatmir Sheholli ka deklaruar për gazetën opozitare Beogradase ” Danas” që AKS mund te funksionalizimet vetëm atëherë kur Serbia ta njohë shtetin e Kosovës dhe të heqë nga Kushtetuta e saj Kosovën.

    Sheholli ka pohuar se përpjekjet e pushtetit të Serbisë që përmes Listës Sërbe të shantazhojë qeverinë e Kosovës janë të kota sepse Kosova është e gateshe edhe për zgjedhje të parakohshme dhe nuk do t’ia bëjë qejfin Beogradit përmes Listës Sërbe.

    Sheholli ka deklaruar për këtë gazetë beogradase që nëse Serbia nuk është e gateshe të nënshkruaj marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku nënkuptohet edhe njohja e shtetit të Kosovës atëherë sipas tij ” do të kalojnë edhe shumë vite e Kosova dhe Serbia do të jetojnë si shtete që nuk e njohin njëra -tjetrën, kurse si pasojë Serbia nuk do të bëhet pjesë e BE e Kosova do të përpiqet që me fuqizim të marrëdhënieve me Shqipërinë të bëhet pjesë e proceseve evroatlantike”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka marrë dje pjesë në organizimin për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Të pranishmëe,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Një tjetër skandal ka ndodhur në Bukresht, në ndeshjen Rumani – Kosovë. Pjestarët e Kombëtares rumune kanë tentuar ta sulmojn fizikisht futbollistin...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë....
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen...
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.