×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova strehon 68 afganë

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme.

    “Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi”, shkruan Sveçla në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

    Ai shprehet se duke e ditur populli i Kosovës nevojën e mbështetjes dhe strehimit, sot ata po hapin dyert për ata që kanë nevojë.

    “Ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeverisë sonë ndaj krizës në Afganistan, duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme.  Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë. Ky proces po vijon me sukses sipas planit operacional dhe në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare”, ka deklaruar shefi MPB-së

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është gati për fitore të reja. Tutje, ai...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dalë me sqarim sa i përket çështjes me shujta të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Duke...
    Të tjera
    Sport13 Tetor 2024
    Liga e Kombeve sot e vazhdon programin e ndeshjeve. Të dielen, meraklinjtë e futbollit do të kenë një mori zgjedhjesh se cilën...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturë dhe në lokalin ku ai punon, policia i ka gjetur dhe...
    Lajme13 Tetor 2024
    Disa persona në Prishtinë, dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi, ku nga atje kanë vjedhur një armë leje. Rastin në polici...
    Lajme13 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Nga data 14 e deri më 18 tetor,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online, paralajmëroi se nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet...
    Lajme13 Tetor 2024
    Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ka shënuar numër rekord të intervenimeve, përfshirë procedura të koronarografisë dhe stentimeve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.