Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e San Marinos do të përballen mesvete në një ndeshje miqësore.
“Dardanët” dhe San Marino luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor, shkruan FrontOnline.
Ekipi i San Marinos pritet të mbërrijë në Kosovë gjatë ditës së nesërme në Kosovë, pra të hënën.
Nga ora 15:30 nesër do të jetë konferenca për media e Kosovës, kurse prej orës 16:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitje.
Prej orës 17:00 Kombëtarja e San Marinos do të mbajë konferencë për media, kurse prej orës 17:30 e zhvillon stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri”./FrontOnline/