Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.
“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Tashmë janë publikuar edhe kuotat e bastoreve për këtë ndeshje miqësore.
Sipas kompanive të basteve, Kosova llogaritet favorit absolut sot.
Fitorja e Kosovës kuotohet me 1.04, barazimi me 15.00, kurse fitorja e San Marinos me 26.00./FrontOnline/