Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.
“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tri humbje nga Spanja, Suedia dhe Sllovenia.
Ndërkaq, i ka arritur edhe dy fitore kundër Moldavisë si dhe ndaj Lituanisë.
Nga ana tjetër, San Marino hyn në këtë ndeshje pas katër humbjeve rresht nga Italia, Shqipëria, Hungaria dhe Anglia, kurse një barazim e ka arritur ndaj Gjibraltarit./FrontOnline/