×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova rrezikon vakuum tremujor institucional

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua sërish Gjykatës së Lartë duke kërkuar që të numërohen edhe mbi 1 mijë e 800 vota që kanë ardhur nga diaspora me vonesë.

    Numërimi i votave të diasporës të ardhura pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ankesat e ndryshme, kanë bërë që të zvarritet procesi i certifikimit të rezultatit, rrjedhimisht edhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja.

    Njohës të kësaj fushe tërheqin vërejtjen se duke u bazuar në praktikat e mëhershme, vendi rrezikon të ketë vakum institucional për së paku tre muaj.

    Eugen Cakolli nga DnV, i ka thënë Zërit të Amerikës se duke u bazuar në rrjedhën e këtij procesi dhe praktikat e mëhershme, Kosova pritet të përballet me boshllëk institucional për së paku tre muaj.

    Sipas tij, problemet e shfaqura pas ditës së zgjedhjeve janë treguesi më i mirë se sa e nevojshme është reforma zgjedhore në Kosovë.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se ende nuk është e qartë se kur mund të shpallen rezultatet e zgjedhjeve me që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë deri sa vazhdon të ketë ankesa.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Rinor Qehaja, drejtor i Institutit ‘ED Guard’, ka ndarë mendimet e tij mbi faktorët që po ndikojnë në rënien e numrit të...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, ka dhënë një analizë të hollësishme mbi rënien e numrit të...
    Lajme06 Janar 2025
    Në anën tjetër njohës të fushës, por edhe profesor të Universiteteve Publike thonë se në konkurset e shpallura nuk po plotësohet numri...
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit...
    Lajme06 Janar 2025
    Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
    Lajme05 Janar 2025
    Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës,...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV)....
    Lajme05 Janar 2025
    Pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm. Në bazë të përditësimit të fundit që është bërë nga...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Austria po shkon drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë (FPO), pasi përpjekjet për të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.