×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova renditet e fundit në Evropë për nga të ardhurat mesatare mujore

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Kosova vazhdon të përballet me pabarazi të konsiderueshme në paga krahasuar me Evropën Perëndimore, duke u renditur në vendin e fundit për të ardhurat mesatare mujore.

    Sipas raportit të Bankës Botërore, i titulluar “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, motivet ekonomike kanë qenë shtytësi kryesor për ikjen e qytetarëve në kërkim të mundësive më të mira.

    Raport e rendit Kosovën në vendin e fundit sa i përket fitimeve mesatare vjetore sipas vendeve, ku pagat e vendeve perëndimore u vlerësuan deri në tre herë më të larta, edhe pas përshtatjes së treguesve për fuqinë blerëse dhe koston e jetesës.

    “Në vitet e fundit, motivet ekonomike kanë qenë shtytësi kryesor për emigracionin. Shumica e migrantëve lëvizin në kërkim të mundësive më të mira për punësim dhe pagave më të larta. Shkalla e punësimit në vendet e WB6 është dukshëm më e ulët krahasuar me ato të vendeve të destinacionit (60.3 për qind në vitin 2023, krahasuar me 70.4 për qind në BE)”, thuhet në raport.

    Inflacioni i paprecedentë në dekadat e viteve të fundit, i cili arriti kulmin në 14.2 për qind në verën e vitit 2022, i dha një goditje të madhe fuqisë blerëse të vendit, me raportet ndërkombëtare që theksuan se masat e qeverisë ishin të pamjaftueshme për të mbrojtur shtresat e dëmtuara.

    Kjo diferencë e madhe e pagave po shtynë qytetarët drejt migrimit për mundësi më të mira ekonomike. Në Evropën Perëndimore, punët me pagesë më të lartë në vende si Gjermania, Zvicra dhe Austria mbeten destinacion kryesor për kosovarët që kërkojnë një cilësi më të mirë të jetës.

    Raporti vë në dukje një çekuilibër të madh gjinor në migrimin nga Kosova. Dominimi i burrave në migracion i atribuohet pikërisht faktorit ekonomik, pasi – vlerëson raporti – ata kanë më shumë gjasa të kërkojnë punë sezonale ose të përkohshme jashtë vendit.

    Sfidë e migrantëve mbetet edhe puna nën kualifikimet e tyre. Kjo mospërputhje në shkathtësi dhe role nënvizon sfidat me të cilat ballafaqohen sidomos qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për t’u integruar në tregjet e punës të vendeve pritëse, pavarësisht nga nivelet e tyre të larta arsimore.

    “Në mesin e emigrantëve me arsim të lartë, 46 për qind e burrave dhe 41 për qind e grave janë të mbikualifikuara për punën e tyre, një sfidë veçanërisht e përhapur për ata me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria”, thuhet në raport.

    Ndërsa shumë kosovarë largohen për perspektiva më të mira ekonomike, migracioni nuk është gjithmonë një vendim i përhershëm. Raporti i Bankës Botërore tregon se një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve të Ballkanit Perëndimor kthehen në vendet e tyre.

    Megjithatë, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, numri i të kthyerve konsiderohet i ulët në krahasim me madhësinë e diasporës.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bashkëbiseduar me studentë shqiptarë në Cyrih të Zvicrës. Atje, ajo ka thënë...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon nesër ceremoninë e hapjes së...
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-tës. Grupe terroriste të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, vranë rreshterin...
    Vip20 Tetor 2024
    Një përplasje mes dy banorëve të shout më të madh televiziv Big Brother VIP Kosova 3, ka arritur sonte kulmin. Ana i...
    Sport20 Tetor 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në derbin ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë. Ndeshja e zhvilluar në...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Kamala Harris, kandidatja për postin presidencial në SHBA, mbush sot 60 vjeç. Ajo ka pasur një karrierë të përkushtuar pasi nga të...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja. Këtij të fundit, një javë...
    Lajme20 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar Klinën sonte. Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.