×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova, realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”, çfarë tha Rama në Asamblenë e OKB’së

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Nga Ballkani e Kosova “një realitet i pakthyeshëm”, te situata në Ukrainë dhe mbështetja ndaj saj, si dhe tensionet në Lindjen e mesme, dhe një zgjidhje me dy shtete Izrael e Palestinë, ishin temat qëndrore të fjalimit që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti mbrëmjen e së premtes në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

    “Sot popujt e Ballkanit kanë një moment të një mundësie historike në kontekstin e një rreziku historik më gjerë në Europë, ku agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë të gjithëve si një zile e përhershme alarmi”, u shpreh Rama duke vënë në dukje se Ballkani Perëndimor është sot në një pozicion shumë më të mirë sesa ka qenë ndonjëherë, “por na duhet të punojmë pareshtur dhe me durim midis vetes sonë në rajon e mbi të gjithë me aleatët e partnerët tanë për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë, jo vetëm i pamundur, po thjeshtë i paimagjinueshëm”.

    Duke qëndruar në rajon, Rama tha se “Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve”.

    Sipas tij nuk mund të hiqen paralele mes saj dhe zonave të pushtuara të Ukrainës. Një gjë e tillë theksoi kryeministi shqiptar “ka për synim të shpërqendrojnë e të hutojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia arrijnë të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit euroatlantik”. Ai tha më tej se Kosova “nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin si vend me të drejtë, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”.

    Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Rama, ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës “për aq kohë sa është e nevojshme dhe për aq kohë sa të arrihet një paqe e gjatë dhe e qëndrueshme”. Kryeministri shqiptar theksoi se “të gjithë ata që kërkojnë paqe, duke ndaluar Ukrainën, në vend që të ndalojnë agresionin neoimperialist të Rusisë e kanë gabim dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për një të vërtetë shumë të thjeshtë, një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë vetëm agresion të mëtejshëm e do ta shndërrojë botën tonë në një botë që sundohet nga fuqia, jo nga e drejta”.

    Për Ramën, ajo që po ndodh në Ukrainë dhe veçanërisht udhëheqja e presidentit Zelenski “nuk është thjesht rezistencë dhe qëndresë ndaj një agresioni brutal kundër atdheut të tij, por në të njëjtën kohë është një qëndresë për vetë ekzistencën e demokracisë dhe një Evrope dhe një bote të drejtë e të mbështetur në rregulla”.

    Duke u ndalur në tensionet në Lindjen e Mesme, kryeministri Rama u shpreh se “duhet të ri kalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme. Po, por nuk ka asnjë busull morale që të relativizojë dhe largqoftë, të normalizojë terrorin e një organizate terroriste si Hamasi si pjesë e paqes që të gjithë e duam mes Izraelit dhe Palestinës. Ta bësh këtë, do të ishte njësoj si të relativizoje murtajën e antisemitizmit e të pranoje të bashkë ekzistoje me një formë të mbrapshtë të re nazizmi, që është e keqja më e madhe që mund të kishte ndodhur për kaq shumë vjet së pari e mbi të gjitha, për vetë popullin palestinez”.

    Por nga ana tjetër, sipas tij “nuk është e vështirë të mos thuhet me zë të lartë e të fortë se kaq shumë dhunë e shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën dhe duhet të ndalet. Konfirmojmë edhe një herë këtu, mbështetjen kombëtare për një zgjidhje të drejtë e gjithëpërfshirëse të konfliktit izraelito-palestinez mbështetur në zgjidhjen me dy shtete”, deklaroi kryeministri Rama./VOA

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë ditës, Instituti GAP i ka publikuar të dhënat e komunave në raport me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore....
    Lajme28 Shtator 2024
    Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrovicës, të gjitha objektet komunale të cilat u mbyllën së...
    Lajme28 Shtator 2024
    Me kthjellime e diell parashihet moti për ditën e shtunë. Do të jete dita më e nxehtë e javës me temperatura maksimale...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, përmes një ftese publike u ka kërkuar debat ish-ministrave të dikasterit që tashmë ai e udhëheq. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé”, ish-deputeti Daut Haradinaj ndau me publikun një moment emocional, duke folur për dhimbjen që ndjen nga humbja e familjarëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York ka thënë se Kosova...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë, ku tregon se në programin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës të Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për...
    Lajme27 Shtator 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me sulmin që u bëri mediave nga Neë York, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.