-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova pritet të bëjë gërmime në disa lokacione në Serbi, të dyshuara si varreza masive

    FrontOnline
    27 Korrik 2024

    Gërmimet e fundit që u zhvilluan në Kosovë për të pagjeturit po vazhdojnë ende në Podujevë. Gjatë kësaj periudhe ekipi për të kryer gërmimet kishte një rikthim në zonën veriore të Kosovës, por që ato përfunduan pa rezultate.

    Ndërsa gërmimet e ardhshme, pas Podujevës, pritet të vazhdojnë në disa lokacione duke përfshirë kufirin e Malit të zi, në afërsi të Krushës.

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, thotë për FrontOnline se presin që brenda këtij vitit të trajtohen së paku dy lokacione të dyshuara si varreza masive në Serbi, por pa treguar se për cilat lokacione bëhet fjalë.

    Ndërsa Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, kritikoi punën e Qeverisë “Kurti” lidhur me personat e pagjetur, duke thënë se krejt çka ata kanë bërë ishte veç t’i siguronin karriget dhe arsyetuar pagat që i marrin.

    Hoti: Presim që brenda këtij vitit të trajtohen së paku dy lokacione të dyshuara si varreza masive në Serbi

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë për “Front Online” se janë kryer gërmime në zonën e veriut të Kosovës por pa rezultate.

    Hoti thotë se aktualisht gërmimet po kryhen në Podujevë gjersa shton se do të vazhdojnë në afërsi të Koshares

     “Po, aktualisht ekipi është në Podujevë. Para këtij gërmimi, jemi rikthyer në zonën e veriut të Kosoves dhe kemi pas disa ditë gërmime, por fatkeqësisht pa rezultat. Në raport me gërmimet e reja, ne i kemi në plan edhe disa lokacione, pas përfundimit të Podujevës, siç është kufiri me Malin e Zi, në afërsi të Koshares, dhe të tjera”, theksoi ai.

    Andin Hoti tregon se sa i përket dialogut për çështjen e të pagjeturve, janë në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët që duhet të formohet nga Bashkimi Evropian, por ende nuk ka asnjë gjë konkrete.

    “Komisioni i përbashkët ende nuk është themeluar, dhe për këtë kam pasur shumë polemika të ashpra në Bruksel me z. Lajçak, të cilët fatkeqsisht nuk po e trajtojnë si prioritet”.

    Ai poashtu thotë se nuk kanë marrë ende përgjigje nga Serbia lidhur me kërkesën e Kosovës për informacione dhe arkivat.

    “Unë nuk mund ta vlerësoj punën e Qeverisë, ndërkaq në raport me personat e zhdukur, ne funksionojmë në bazë të ligjit, në bazë të informatave që pranojmë, dhe me rëndësi të veçantë në bazë të informatave që pranojmë nga Serbia, si akteri i vetëm i këtyre krimeve.  Në raport me këto, dhe ne vazhdën e kërkesave tona për informacione dhe arkivat, të cilat tashmë janë të njoftura publikisht, nuk kemi pranuar asnjë përgjigje të vetme nga Serbia”, theksoi tutje ai.

    Hoti thotë se brenda këtij vitit pret që të trajtohen së paku dy lokacione të dyshuara si varreza masive në Serbi.

    “Megjithatë, pas një presioni të vazhdueshëm, po shpresojmë që brenda këtij vitit të trajtohen së paku dy lokacione të dyshuara si varreza masive në Serbi. (Fatkeqsisht emrat e lokacioneve nuk mund t’i them, deri sa të pranohen nga Beogradi)”,
    tha ai për Front Online.

    Qerkini: Puna e Qeverisë “Kurti” për çështjen e të pagjeturve është zero, veç po i arsyetojnë pagat që i marrin

    Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur ka bërë të ditur për Front Online se së shpejti do të fillojnë disa vlerësime të lokacioneve që dyshohet për mbetje të të pagjeturve në Serbi e Kosovë.

    Qerkini ka shprehur pakënaqësi pasi nuk do të ketë gërmime, por vetëm vlerësim të gjetjeve.

    “Informatat që i kemi ata do të fillojnë me gërmime këto ditë në tri lokacione në Serbi dhe tri në Kosovë. Nuk e di a janë dakorduar a janë marr vesh me Komisionin e Serbisë dhe Kosovës se do të fillohet të punohet me përmirësimin e kohës në tri lokacione të Kosovës dhe tri të Serbisë. Nuk jam i kënaqur se nuk janë gërmime por vlerësime”, u shpreh Qerkini.

    Qerkini ka kritikuar punën e Qeverisë karshi të pagjeturve.

    Ai thotë se pushteti ka punuar vetëm për ti arsyetuar pagat që i marrin.

    “Zero jemi të kënaqur me Qeverinë krejt çka ka bërë veç me i siguruar karrikat dhe me e arsyetuar pagat që i marrin. Disa vlerësime kanë qenë por nuk ka pasur gjetje të trupave”, theksoi Qerkini.

    Gërmimet e fundit para Podujevës, ishin bërë në Therandë dhe Prizren.
    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së...
    Lajme23 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Lajme23 Janar 2025
    Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar përdorimin e gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Ramë Vata, kandidat për deputet nga PDK, ka thënë se Programi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kryeministrit të ardhshëm  Bedri...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga PDK, ka shkruar se kanë marr mesazhe për fitore nga Gradica.   Postimi i tij:  ...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Altin Krasniqi, ka thënë se Gradica dhe Likoshani u rreshtuan krah PDK-së.   Postimi i tij:   Në Gradicë...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zhvilloi takimin e fundit për sot me qytetarë në fshatin Barilevë të...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte ka qenë në fshatin Gremë të Ferizajt. Përmes një postimi në Facebook ai tha...
    Vip22 Janar 2025
    Xheneta ka folur për ish-konkurrenten, Drenushën dhe raportin mes tyre. Xheneta u shpreh se nëse ajo e thërret do ta takojë, por...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.