×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova po i pret vaksinat kundër COVID-19, Zemaj: 260 mijë do t’i marrim falas

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Kosova është rreshtuar në pritje të krijimit të vaksinës kundër koronavirusit, që të jetë prej shteteve të para që do ta sigurojnë vaksinimin e popullatës.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se kanë marrë garanci që Kosovës do t’i jepen falas 260 mijë vaksina kundër koronavirusit, posa ato të kenë dalë në prodhim, ndërsa pjesa tjetër do të blihen me buxhet të shtetit. Zemaj ka thënë se synojnë që ta vaksinojnë 70% të popullsisë së Kosovës, posa të jetë e disponueshme vaksina anti-COVID, raporton Gazeta Express.

    “Sipas planit tonë, synojmë që kur vaksina COVID-19 të jetë e disponueshme, me këtë vaksinë të mbulohet rreth 70% e popullatës sa llogaritet se bijnë në grupin e personave në rrezik. Pra ne presim. Sigurimi është që 260 mijë vaksina të jenë falas, ndërsa pjesën tjetër duhet tasigurojmë nga blerjet, që do të thotë nga buxheti”, ka thënë Zemaj.

    Paraprakisht, ai ka treguar se janë në komunikim me shtetet që janë në proces të krijimit të vaksinës kundër koronavirusit si dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

    “Ministria e Shëndetësisë është në komunikim me COVAX dhe po mbajmë kontakte edhe me OBSH-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë – sigurisht me vendet që tani veçse kanë hyrë në programin e sigurimit dhe janë shtete anëtare të BE-së – me qëllim mundësinë e sigurimit të vaksinave për gjithë popullatën”, ka thënë Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut më 8 janar për veprën penale falsifikim i dokumentit. Në raportin...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Shpallja e nominimeve të ardhshme për Oscar 2025 po vonohet. Votimi i Akademisë filloi të mërkurën në mëngjes që anëtarët të hedhin...
    Lajme09 Janar 2025
    Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vendosur pranë ambasadës në Kosovë sot do të valojë në gjysmështizë. Kjo për arsye...
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në forcimin e Kosovës. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.