×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova po armatoset – Së shpejti furnizimi me helikopterë e dronë

    FrontOnline
    04 Janar 2025

    Kosova së shpejti pritet të furnizohet me helikopter dhe dron të cilët janë në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1 ministri Ejup Maqedonci i cili ekskluzivisht ka bërë të ditur për televizionin se në ushtrimin fushor “Defender Europe 2025”, për herë të parë Kosova është mikpritëse e një komande ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po fuqizohet.

    Dy fazat e para të tranzicionit kanë përfunduar, ndërkaq FSK ka hyrë në fazën e tretë të transformimit qysh në fillim të vitit 2025.

    Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Forca e Republikës pritet të furnizohet me helikopterë dhe dronë që pritet shumë shpejt të bëhet publike blerja e tyre.

    Maqedonci ekskluzivisht për Tëvë1 konfirmoi se në ushtrimin fushor Defender Europe 2025, në Kosovë do të vendoset një komandë e lartë ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do t’i përcjellë të gjitha ushtrimet fushore nga pjesa Perëndimore e vendit.

    “Prej ku do të drejtoi me gjithë ushtrimet në Ballkanin Perëndimor, pra do jem vend pritës do të kemi pjesëmarrjen e FSK-së të validimit të regjimentit të tretë dhe do të kemi në kuadër të këtij ushtrimi një njësi të madhe të ushtrisë amerikane nga ku do të drejtohet ushtrimi ‘Defender Europe 2025’”, tha Maqedonci.

    I pyetur për vendosjen e trupave të ushtrisë serbe afër territorit të Kosovës, ai shtoi se Serbia vazhdon të mbetet kërcënim për vendin, sidomos me politikën e saj hegjemoniste dhe grupet e kriminale të afërta me Millan Radojiciq.

    “Çfarë është për tu theksuar vet fakti që Serbia vazhdon të ketë hegjemoniste dhe agresive në raport me vendet fqinjë, paraqet kërcënim për vendin tonë, duke i shtuar kësaj edhe elementet e tjera që janë duke u përdorur por gjithmonë bazamenti qëndron pikërisht në politikën, bazamenti nuk është Radojiciqi, nuk janë trupat ushtarake të vendosura  në Jug të territorit të Serbisë, afër vijës kufitare me Kosovën por qasja politike, hegjemoniste që republika e Serbisë ka në raport me fqinjët e saj, veçanërisht me Kosovën”, tha ministri.

    Kohëve të fundit Serbia po furnizohet me pajisje të rënda ushtarake.

    Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se janë duke e monitoruar çdo lëvizje të shtetit fqinj.

    “Normalisht që ne e përcjellim edhe furnizimet edhe militarizimin e Serbisë që vazhdon të mbetet shqetësim jo vetëm për ne,, por edhe sistemet e armatimit që ata prokurojnë. E thash edhe më herët kemi bërë blerje shumë më të mëdha se ato që shihen, duke përfshirë edhe sistemet të dronëve që shumë shpejt do bëhet e ditur në një periudhë të afërt e që e tejkalojnë shumëfishë numrin e atyre që i kemi blerë në të kaluarën dhe kjo vjen si rezultat i nevojës së vendit tonë për mbrojtje dhe asesi si garë me Serbinë”, tha Maqedonci.

    Në fazën e tretë dhe të fundit të transformimit, Ministri Maqedonci theksoi se synim është fuqizimi i Forcës duke ngritur kapacitet ushtarake për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e rregullta parlamentare të...
    Lajme06 Janar 2025
    Policia ka dhënë informacione shtesë lidhur me plagosjen e cila dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht në Haxhaj të Rugovës, në orët e...
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, Mensur Neziri dhe Kushtrim Xhemaili, kanë vizituat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Sipas BBC, një grua...
    Kronika06 Janar 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 2:20 të mëngjesit në Haxhaj të Rugovës në Pejë. Dyshohet se atje është plagosur aksidentalisht...
    Kronika06 Janar 2025
    Në Ferizaj përgjatë javës që lamë pas u raportua për 20 raste të vjedhjeve. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 18...
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj ka reaguar pas hedhjes...
    Lajme06 Janar 2025
    Në Kinë ka shpërthyer një virus i ri, ai i human MetaPneumovirusin, apo shkurt hMPV. Ndonëse autoritetet më të larta botërore të...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do të sanksionojë më shumë cisterna nafte ruse në ditët e fundit të administratës së tij, sipas...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.