Bëhet e ditur se Kosova do të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit Frankofon” në Romë.
Kosova do të përfaqësohet nga filmi “Luaneshat e Kodrës”.
Regjisorja e filmit është Luana Bajrami, që tashmë ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali në një postim të shpërndarë në faqen e tyre në Facebook.
“Kosova merr pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë! Të gjithë ju që gjendeni në Romë do të keni mundësi të shihni filmin kosovar që do të shfaqet gjatë Festivalit të Filmit Frankofon, i cili organizohet nga data 10 – 18 mars 2022. Këtë vit, Kosova do të përfaqësohet nga filmi “Luaneshat e Kodrës” i regjisores Luana Bajrami, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Filmi do të shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze, me 13 Mars 2022 në ora 18:30 në Institutin Francez Centre Saint – Louis. Hyrja është pa pagesë, ndërsa kërkohet Super Green Pass dhe maskë FPP2.”, thuhet në njoftim.