×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe gjigantëve të teknologjisë, e cila synon gjithpërfshirje të plotë të të gjitha shteteve të botës në zhvillim dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, pavarësisht nivelit të tyre të zhvillimit.

    Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se aty ka qenë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

    Gërvalla ka thënë se Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë krahas teknologjisë informative.

    “Kjo marrëveshje historike e partneritetit publiko-privat përfshin emra të mëdhenj të teknologjisë si Open AI, Amazon, Google, Meta, Nvidia, Microsoft, IBM dhe Anthropic, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe transformimin e shoqërive në të gjithë botën përmes inteligjencës artificiale. Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë, krahas zhvillimit të teknologjisë informative me një gjeneratë të rinjsh mendjehapur dhe të talentuar, më se të përgatitur për t’u përfshirë në këtë revolucion global”, ka shkruar ajo.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 221, kjo mbledhje ishte elektronike. Sipas njoftimit është marrë vendim që Gëzim Paci bëhet kryesues...
    Lajme23 Shtator 2024
    Avokati Taulant Hodaj, tha se aktakuza e Prokurorisë Speciale për sulmin në Banjskë është e punuar mirë. Ai shtoi se në aktakuzë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes,...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit”...
    Sport23 Shtator 2024
    Futbollisti i njohur Enis Zabërgja përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vendosur që t’i jap fund karrierës...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti. Ajo në Frontal në T7 tha se kur Fatoni...
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.