Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, do luajë përsëri me Zvicrën.
Dardanët do të përballen edhe me Suedinë dhe Slloveninë.
“Dardanët” janë ballafaquar tri herë me “helvetikët”, ku asnjëra prej këtyre ndeshjeve nuk ka prodhuar fitues.
Në kampanjën e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian, 2-2 u mbyll ndeshja në Prishtinë, kurse 1-1 përfundoi dueli në Basel.
Me nga një gol të shënuar prej të dyja palëve, ishte mbyllur edhe një miqësore e zhvilluar në Cyrih.
Kosova është ballafaquar dy herë edhe me kundërshtarin tjetër, Slloveninë, njofton Klankosova.tv
Të dyja përballjet i fituan sllovenët, të cilët në kuadër të Ligës së Kombeve (2020) fituan 0-1 në “Fadil Vokrri” dhe 2-1 kur ishin vendas.
E vetmja kombëtare në grupin e tanishëm, me të cilën nuk ka luajtur reprezentacioni ynë shtetëror, është ajo e Suedisë.