Të dielën (sot) me fillim nga ora 18:00, Kosova do të përballet me nënkampionen e botës, Suedinë.
Suedia është në moment të ndritur. Në fillim të vitit luajti në finale të Botërorit, ndërsa të gjitha ndeshjet kualifikuese i ka fituar bindshëm, shkruan FrontOnline.
Të premten, Suedia fitoi ndaj Malit të Zi në Podgoricë me rezultat 34:22.
Suedia udhëheq në grup me 10 pikë nga 5 ndeshje. Mali i Zi është i dyti me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë.
Matematikisht, Kosova gjasa për kualifikim, por Suedia është niveli më i lartë i mundshëm botëror.
Kjo ndeshje është e vlefshme për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2022”./FrontOnline/