Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do ta zhvillojë sot ndeshjen e dytë nën urdhrat e trajnerit të ri, Arben Simitçiu.
“Dardanët” tash e disa ditë ndodhen në Holandë, ku do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore, raporton FrontOnline.
Ndeshjen e parë, Kosova e zhvilloi mbrëmë ndaj Holandës, ku edhe barazoi.
Ndërkaq, sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë, poashtu ndaj Holandës.
Ndeshja nis nga ora 19:00, derisa mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm./FrontOnline/