Instituti i Specializuar për Hulumtime “Gallup” përmes një sondazhit të fundit të publikuar në ueb-faqen e tij në lidhje me Ligjin dhe Rendin Global e ka renditur Kosovën në vendin e 12-të në Evropë me 86 % të besimit që ka në polici, ndërsa në vendin e 27-të në botë.
Sipas renditjes së “Gallup” prapa Kosovës është Serbia me 84 % , Mali i zi 82 %, Bosnja e Hercegovina 82%, Shqipëria me 77 % dhe Maqedonia e Veriut me 74 %.
Vendi i parë për besimin që ka në polici është Singapori me 97 % .
Kosova për besimin që ka në polici është renditur edhe para disa shteteve të Evropës, në pyetjen e Gallup se sa keni besim në polici Franca është renditur prapa Kosovës me 85 % Italia me 83 % dhe Hungaria me 83 %.
Ndërsa në pyetjen e Gallupit se sa ndjeheni të sigurt të ecni vetëm në rrugë , vendi i cili është renditur i pari për sigurinë në rrugë është sërish Singapori me 97%, Turkemistani 93 % dhe në vendin e tret renditet Norvegjia me 92%.
Sipas “Gallup” vendi më i rrezikshëm për të ecur vetëm është Afganistani me 12 %.
Në pyetjen se sa besoni në policinë lokale vendin e parë e zë :
Evropa Perëndimore me 83 % ,
Azia Juglindore 81%
Amerika perëndimore 80%
Azia Jugore 73%
Azia Lindore 71%
Europa Lindore 71%
Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut 71%
Afrika Sub-Sahariane 60%
Komonuelthi i Shteteve të Pavarura 53 % ,
Amerika Latine dhe Karaibet 49%.